Nga protesta e organizuar ditën e djeshme nga Partia Demokratike, janë shoqëruar në total 52 persona, 17 prej të cilëve janë arrestuar dhe për 35 të tjerë kanë nisur hetime në gjendje të lirë.
Ashtu si dhe në herët e tjera, protestat e Sali Berishës nuk prodhojnë asnjë risi përveç dhunës së ushtruar nga mercenarë të PD-së duke mos kursyer efektivë të policisë dhe më e keqa në rastin e fundit, as xhaminë e Namazgjasë.
Militantët e Berishës sulmuan me molotovë godinën e kryeministrisë, atë të Parlamentit, efektivët e policisë dhe autobotët me ujë. Dhunës nuk i shpëtoi as xhamia e Namazgjasë në kohën që besimtarët po falnin namazin, duke u detyruar që të ndërprisnin dhe lutjen.
Policia nuk e kishte aprovuar zhvillimin e kësaj proteste për shkak të dhunës së ushtruar më parë dhe informacioneve se i njëjti skenar do të përsëritej përsëri. Në këto kushte, e gjithë përgjegjësia për çdo akt dhune do të rëndonte mbi organizatorët. Këta të fundit kësaj radhe zgjodhën të fshiheshin dhe të bënin vetëm rolin e inspektorit, ndërsa në vijën e parë qëndronin të mitur e të rinj të maskuar.




















