Studentët në Maqedoninë e Veriut që kërkuan t’i nënshtroheshin provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe kanë falënderuar ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropalin dhe ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani për mbështetjen gjatë iniciativës së tyre.
Në një postim në Facebook, kryetari i iniciativës së studentëve, Mevlan Ademi ka falënderuar ministren dhe ambasadorin shqiptar pas reagimit të kryeministrit Mickoski i cili shprehu se ligji për gjuhët është i qartë dhe se nëse ka kërkesa që provimi i Jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, duhet të lejohet.
“Zëri ynë u mbështet nga mëmëdheu”, shkruan Mevlan Ademi.
Postimi i potë i Mevlan Ademit:
Faleminderit nga zemra Elisa Spiropali!
Ndihem i nderuar jo vetëm që zeri yne u degjua ketu, por edhe qe u mbeshtet nga memedheu.
Faleminderit gjithashtu Ambasades se Shqiperise ne Shkup dhe Ambasadorit Denion Meidani per mbeshtetjen e palodhur qe nga zanafilla—te qendrueshme, te sinqerte dhe parimore.
Kjo mbeshtetje na jep force, por edhe pergjegjesi: te vazhdojme me dinjitet, argument dhe qendrueshmeri, deri ne realizimin e plote te kerkeses sone.




















