Nga Ylli Pata

Bomba molotov e “dashnores publike” të saj në politikën shqiptaret, ish-kryebashkiaken e Shkodrës ishte një version klasik i armës shumë të njohur në botë, që herët në histori.

Thjesht një shishe me benzinë, me pak vaj motori, kerosenë apo zift, të lidhur me një fitil, që pasi ndizet aktivizonte ëndën djegëse dhe shkaktonte shpërthim e flakë aty u hidhej.

Pse molotovi duket si një “kaos i kontrolluar” nga Berisha dhe

Këto armë, e cila konsiderohet sin j arsenal luftarak i përdorur history,ikisht nga këmbësoria luftarake, e që është prezent edhe në luftën Ukrainë-Rusi, u përdorën kryesisht gjatë “stinës së revolucioneve” të kohës së djegies së mandateve e bokjkotit të zgjedhjeve lokale.

Përkatësisht para tërmetit të 2019, ku këto bomba që vetëm mbiemrin kanë të ngjashëm me ministrin e Jashtëm të Stalint, patën si terren luftarak portën e kryeministrisë , si dhe disa qendra të numërimit të votave apo magazine zgjedhore në Shkodër.

Në “revolucionin më të ri të doktorit”, përkatësisht këto dy protestat e fundit, shishet me benzinë, janë të lidhura me një fishekzjarr të diametrit të madh, të cilat efektin e kanë më të madh.

Kemi të bëjmë përkatësisht me një material djegës shumë sensitive, barut që ka fishekzjarri e squfur për të ndihmuar reaksionin e lëshimit të shpërthimit në ajër. Në bashkëvepim me benzinën, kjo armë bëhet edhe më vdekjeprurëse, siç u vu re në lëndimet e kryera tëk operatori në terren, pore dhe pjesëtarët e Policisë që përfunduan në Repartin e Djegie-Plastikës në QSUT.

Skema e përdorimit të tyre është e njohur tashmë; në momntin që Sali Berisha mbaron fjalimin, ngre flamurin me një dorë dhe me tjetrën si Xha Sulua në ëndrrën e tij bën shenjë “përpara”.

“Grupi i Zjarrit”, i fshehur në kapuçë, maska e tabela lëshon arsenalin e bombave me molotov drejt kryeministrisë, ku bashkë me shpërthimin, përkatësisht zhurmën ka një efekt viziv “amazing” sidomos për televizione, e flaka që shpërthen e merr përpara këdo qëllon.

Nëse do të ishte Sali Berisha në qeveri dhe Edi Rama do të hidhte molotov nga militantët e tij, përveç arresteve, panelet e darkës do të jenë mbushur me deputete gra që shpallin vendimin ose “plumb ballit”, ose “varje të Palma”.

Por nuk jemi në atë kohë, e pyetja vjen spontane, pse kaq indiferente mazhoranca për të ndëshkuar fort këtë çmenduri, që përveçse rrezikon jetën e njerëzve që nuk kanë lidhje me politikën siç janë policët e gazetarët, jep një imazh shkatërrues për Shqipërinë. Në asnjë vend të Ballkanit nuk përdoret ky arsenal, edhe ur ka pasur protesta edhe më energjike e të forta. Për dy vjet Beogradi u ndez prej protestave të studentëve dhe të opozitës por nuk pati asnjë përdorim armësh ëmbësorie nga protestuesit, ndërkohë që policia serbe përdori një armë shumë të rrallë e të rrezikshme. Të ashtuquajturën “bombë zanore”, e cila shkaktoi polemika të shumta dhe kritika nga organizatat e të drejtave të njeriut, si dhe kancelaritë perëndimore.

Arsyeja pse Edi Rama e ka stërvitur selinë e kryeministrisë për të vijuar të gjuhet me boolotov, duket më shumë politike. Një arsye, që edhe Sali Berishës i konvenon, e këtu të dy palët kanë një përputhje pa u përputhur.

Është krijuar kështu një mjedis i një “kaosi të organuzar” i cili polarizon skenën politike shqiptaret, duke krijuar një distancë higjenike për çdo subjekt apo aktor të ri në vend.

S’ka si të jetë ndryshe, sepse tolerimi i shkarkimit të këtyre lëndëve luftarak ndaj policisë si dhe selisë më të rëndësishme që udhëheq vendin nuk ka as arsye as logjikë.

Pavarësisht se sa herë jemi në stinë revolucionesh del aty këtu teza e armëve, djegies së Tiranës apo marrja e kryeministrisë me dhunë. Teza të gjitha të provuara dhe konkretizuara, që nuk kanë dhënë asnjë efekt politik, veçse kanë terrorizuar njerëzit.

TemA