Gianluigi Donnarumma u mbulua shumë shpejt nga pluhuri i harresës te Paris Saint Germain. Trajneri i kampionëve në fuqi të Evropës Luis Enrique e la të kuptohet këtë në deklaratën e bërë pas pritjes së penalltisë së pestë radhazi të kryer nga portieri rus në ndeshjen me Strasbourg.

‘Në karrierë mendoi se kam pasur në dispozicion shumë portierë të mirë me penalltitë, por Safonov është më i mirë nga të gjithë në të kuptuarin e krahut nga do hidhet, ku do të dërgojë topin gjuajtësi i penalltisë. Është një cilësi shumë e rëndësishme-tha Luis Enrique pas fitores së Paris Saint germain ndaj Strasbourgut ku vendimtare rezultoi edhe penalltia e pritur nga Safonov

Kjo penallti ështe e 5 radhazi e pritur nga rusi pas atyre ndaj Flamengos në Kupën Interkontinentale. Por kjo deklaratë e Luis Enrique më shumë se një opinion i tij duket si një justifikim për zgjedhjen e bërë duke preferuar Safonov si titullar kundrejt Chevalier për të cilin u shpenzuan plot 55 milionë euro sepse konsiderohej më i përshtatshëm për lojën e Luis Enriques se Donnarumma.

Portieri francez bëri debutimin duke pritur dy penallti në Superkupën Evropiane me Tottenham dhe një ndaj Toulouse në fund të muajit gusht, por gabimet dhe pasiguritë e shfaqura në 6 muajt e tij të parë në Paris e bindën Luis Enrique që të besojë më shumë te Safonov, të cilin po e ngre në qiell, ndoshta edhe për të mos ushqyer nostalgjinë për Donnarumma.

Portieri i kombëtares italiane, pra, është harruar edhe pse ai ka qenë vendimtar në fitoren e Ligës së Kampioneve me penalltitë e prituar në Anfield dhe në karrierën e tij, Donnarummaka një përqindje shumë të lartë të fitoreve në ndeshjet që kanë arritur në serinë e gjuajtjeve të penalltive, 85.7%.