Real Madridi po pret të zbulojë nëse mesfushori Jude Bellingham do të mungojë për një periudhë të gjatë, pasi pësoi një dëmtim në kofshë gjatë fitores 2-1 kundër Rayo Vallecano.

Lojtari 22-vjeçar i kombëtares angleze ishte në lot kur u zëvendësua nga Brahim Diaz, pasi kishte dëmtuar muskulin e kofshës së majtë në më pak se 10 minuta pas fillimit të ndeshjes së La Ligas në Bernabeu.

Anglia luan ndeshje miqësore kundër Uruguajit më 27 mars dhe Japonisë më 31 mars, përpara se trajneri Thomas Tuchel të shpallë skuadrën e tij për Kupën e Botës në maj.

Pas fitores së skuadrës së tij, trajneri i Realit, Alvaro Arbeloa, tha se “nuk dinte asgjë” rreth shkallës së dëmtimit të mesfushorit.

Por të dielën në mbrëmje, skuadra e La Ligës konfirmoi se Bellingham kishte pësuar një dëmtim në kofshë dhe ishte në pritje të testeve të mëtejshme për këtë çështje.

“Jude ishte në gjendje të përsosur për të luajtur dhe dha gjithçka”, shtoi Arbeloa. – “Është një humbje shumë e rëndësishme, por kam një skuadër të jashtëzakonshme.

Le të mos harrojmë se këtu janë 17 lojtarë që ishin kampionë evropianë një vit e gjysmë më parë. Me ta, do të kapërcejmë çdo situatë që na del përpara.”