Sali Berisha “vdes” t’u vërë nofka fyese, çfarëdo qofshin, burra, gra, djem e vajza të reja, mjafton të jenë kundërshtarë politikë ose nga ata që nuk pranojnë t’i shërbejnë familjes së tij. Ai nofkat i përdor për të përbuzur, i ka fyese, ndërsa unë nofkën “molotov” po e përdor jo si fyerje, por si ngjashmëri që kanë mes tyre. Dy janë përputhjet: e para, janë gënjeshtarë të pa skrupullt, gënjejnë kur mohojnë se hedhin bomba; e dyta lidhet me besnikërinë e tyre ndaj parimeve staliniste. “Top bam e Muçua tutje!”

Rëndom besojnë se quhen bomba Molotov se me gjasa i ka shpikur Molotovi?! Keqkuptimi “Kokteji i Molotovit” zë fill kur Stalini sulmoi Finlandën. Molotovi, (Vjaçeslav Molotov, Ministër i Jashtëm 1939–1949, 1953–1956) doli e foli në radio e tha se “…është gënjeshtër që Bashkimi Sovjetik po e bombardon Finlandën. Në realitet-shtoi ai-avionët rusë po hedhin bukë mbi finlandezët e uritur”. Gjatë pushtimit sovjetik të Finlandës mashtruesi Molotov foli disa herë në radio, duke thënë se aeroplanët sovjetikë po hidhnin ushqim, jo bomba. Finlandezët u tallën me këtë gënjeshtër, duke i quajtur bombat sovjetike që hidheshin nga ajri për t’i vrarë, “shporta buke Molotov”.

Finlandezët, në betejën e tyre më trimërore, u kundërpërgjigjen se “…nuk janë duke i gjuajtur tanket ruse me bomba të artizane të sajuara, por me kokteje për Mollotovin”.

“Kokteji i Molotovit”, një bombë-shishe me karburant dhe lëndë ndezëse, u shpik nga finlandezët gjatë Luftës së Dimrit 1939–1940. por finlandezët e quajtën me sarkazëm “Koktejl Molotov”, si një “pije” për të shoqëruar “pakot ushqimore” (bombat thërrmuese) që Molotovi mashtronte opinionin rus dhe atë botëror se sovjetikët po u hidhnin ushqim. Ushtarët dhe civilët finlandezë e krijuan këtë pajisje të të sajuar si ndezëse – shishe të mbushura me benzinë, vaj dhe katran – për të shkatërruar tanket sovjetike, që i quajtën “kokteje Molotovi” për të shoqëruar “ushqimin” që supozohej se po dërgonte ministri sovjetik, duke popullarizuar një term për një armë që përdoret ende në luftë dhe trazira sot, siç po e përdorin kapuçinët e Sali Berishës.

Po Sala ynë? Ndërsa protestë pas proteste e shohin Saliun me flamurin kombëtar, duke e mbajtur, duke e ndotur, duke e tundur në duar si sinjal sulmi me bombat molotov kundër godinës kryeministrore, i paturpshmi ynë na tha se ato bomba janë punë e sajesa të policisë. Ka lidhje kjo gënjeshtër e madhe, të cilën vetë ai e di se askush nuk e ha, me formimin e tij stalinist. Ndërsa Molotovi si diplomat nënshkroi Paktin Molotov-Ribentrop të vitit 1939, një traktat mossulmimi me Gjermaninë naziste, ku ndahej mes tyre Polonia me Çekosllovakinë, që e mbajtën sekret, pavarësisht se si erdhën ngjarjet më pas? Molotovi fitoi në qarqet diplomatike nofkën, “Zoti Njet-zoti Jo”. U quajt nga perëndimi gjatë Luftës së Ftohtë, ngase e mohoi gjithnjë këtë pakt dhe nga përdorimi i shpeshtë i vetos në takimet ndërkombëtare. Edhe Salës as i plas cipa (nëse e ka), kur i thotë TV-ve se nuk janë ata që gjuajnë me bomba.

Por në moshën e tij kujtesa nuk ështe aq e gjatë sa të plotësojë kushtet e një shëndeti mendor të besueshëm. Në orët e vona i quajti trimat e tij, që gjuanin me molotovë “Kryengritës” dhe i kërkoi policisë të lironte të gjithë ata të ndaluar me çanta, që u ishin gjetur të mbushura me bomba Molotov?!

Meqenëse trimëritë e “kryengritësve” kapuçinë prijësi i trimave i quajti të jashtëzakonshme, në vetvete besoi se një trimi kryengritës do i thurrej lavdi, ashtu siç i ka hije një trimi kryengritës, nëse bie dëshmor. Jo të fikët, por dëshmor! I duhen, në mos disa, të paktën një, si ndodhi me Azemin. Një ceremoni varrimi i jep shumë shpresë se do përsëritet, në mos rasti Azemit, ai tjetri, më i njohuri botëror, i Antonit me Cezarin e vrarë (ndonëse dyshoj ta ketë lexuar), ku Antoni përdor trupin e Cezarit për të vërsulur turmën. Madje, kur sheh mjekët te “trauma”, që jepnin ndihmën pa u kusrsyer për t’i shpëtuar një copë lëkure copës së deputetit, por I sheh me inat, as i takon, se atij i duhet që lëkura të jetë e djegur. E tillë i shërben më mirë. Kësaj lëkure të djegur prej kapuçonëve të tij mund të t’i ngrihet monument me paratë e zhvatura nga shqiptarët prej ish gjyqtarëve që “fshihen” brenda grupit të kapuçonëve, pasi janë fshirë si plehra të qelbura nga sistemi i drejtësisë.

Kapuçonët e Salës u munduan mbi tre orë të pushtoni godinën e kryeministrisë dhe atë të Kuvendit, por s’mundën as ta t’i afroheshin disa metra. S’mundën të bëjnë asnjë veprim tjetër përveç se të qëllonin me bomba Molotov rrugët, kazanët e plehrave dhe në një rast, autobotin e ujit. Të gjitha këto nuk mjaftojnë dhe nuk i kanë hije një përgatitjeje ushtarake aq të madhe, ku ishin me shumicë bombat, fishekzjarrët dhe paratë që hodhën gjinët në “kryengritje”?

Qenit, kur i vjen ngordhja, shkon e përmjer në derë të …..

Vjen një ditë kur qeni permjer në ….. dhe pastaj ngordh…”Qenit, kur i vjen ngordhja, shkon e përmjer në xhami”! Janë shprehje popullore ose metaforë që përdoret për të përshkruar dikë që, në momentet e fundit të karrierës apo jetës së tij, bën veprime të pamoralshme ose përçmuese.

Kjo shprehje mund që përdoret në kontekste politike ose sociale për të treguar fundin e turpshëm të një personi, rasti i mbrëmshëm e solli të shfaqet në përmasa reale. Kapuçinë dhe deputetë të prijësit, ata kuajt (siç i quajti ish presidenti) të listës së sigurt, i shtynë një masë prej tyre në xhaminë ngjitur. S’vonoi dhe ja filluan garazhit dhe dyerve të xhamisë, duke u hedhur bomba molotovë. Gjetën edhe strehë, edhe një argument për të akuzuar …Ramën, kë tjetër? Kanë prishur ritet që zhvilloheshin prej besimtarëve me rastin e ramazanit! A thua vallë nuk i njohin këta besimtarët se me çfarë soji kanë të bëjnë?

E lashë për në fund këtë ngjashmërinë në sjellje e moral të Sali -Molotov. Pasi ra perandoria sovjetike, u zbulua dokumenti se me urdhër të Stalinit Molotovi kish firmosur dokumentin për pushkatimin e 10 mijë oficerëve polakë në pyllin e Katinit. Ndodheshin atje, në kufirin Poloni-Bashkimi Sovjetik për të kërkuar strehë dhe mbrojtje, pas thyerjes që pësuan nga agresioni gjerman në shtator 1939. Të gjithë u vranë me nga një plumb pas koke. Ngjashëm edhe Saliu nuk pranon se vrau ata 4 shqiptarët në 21 janar. Deri tani nuk ka akuzë se sa vrau qeverisja e tij halldupshe në vitin 1997, akuza ka rënë se parlamenti i tij bëri çfarë deshi për të nxjerrë ligje që falin, që i përjashtonte nga përgjegjësia penale për rrëzimin në humnerë të shtetit, së pari atë? Sa shumë ngjajnë…? Koha mbulon, por dhe zbulon gjithçka!