Në një status të fundit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, kritikoi emërimin e një 24-vjeçari si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm të Portit të Durrësit dhe një 26-vjeçareje si ambasadore në Katar.

Noka theksonte mungesën e përvojës profesionale në postet e larta dhe theksonte se për këtë lloj detyrash zakonisht kërkohet ekspertizë më e gjatë dhe e konsoliduar.

Në një paralelizëm të vëmendshëm, rezulton se vetë Flamur Noka, gjatë periudhës kur shërbente si Ministër i Brendshëm, kishte autorizuar emërimin e këngëtares Greta Koçi si drejtoreshë në Drejtorinë e Marrëveshjeve në Ministrinë e Brendshme, kur ajo ishte vetëm 22 vjeç dhe ende pa përfunduar një vit nga diplomimi në Shkenca Politike.

Kontrata e emërimit, datuar më 9 prill 2013 dhe e firmosur nga Isuf Çelaj, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme në atë kohë, parashikonte disa detyrime për punonjësen, përfshirë respektimin e orarit të punës, duke marrë parasysh angazhimet e saj artistike dhe politike.

Emërimi i Koçit është një nga rastet më të dukshme të ngjitjes në poste të larta administrative përmes lidhjeve partiake, dhe jo përmes përvojës profesionale të akumuluar. Mungesa e të dhënave mbi vazhdimësinë e saj në detyrë pas emërimit nxit pyetje mbi kriteret dhe moralin e këtyre praktikave administrative. Por mbi të gjitha dhe vetë Nokës si ish-emërues i këtyre katapultimeve.

Ky ballafaqim i fundit nxjerr në pah dilemat morale dhe praktike që lidhen me emërimet e reja në poste të larta publike, duke vënë në qendër debatit pyetjen se sa duhet të peshojë eksperienca profesionale dhe jo thjesht përkatësia politike në administratën e lartë.

KLIKO LAJMIN për të parë dokumentat e emërimit