Java e 13-të e “Sunday League” ka vënë përballë njëra – tjetrës skuadrën e Barrikadës me atë të Three Lions, një ndeshje që u zhvillua në Kompleksin “Akademia Futboll Republik”.
Fitorja ndaj Albamer në Kupë duket i kushtoi shumë teknikut Biba teksa mbrëmjen e djeshme i duhej të zbriste në fushë me mungesa të rëndësishme si Sheta, Bejzade e Mehmetllari.

Pavarësisht mungesave i vetmi rezultat që i shkonte përshtat Barrikadës ishte fitorja. Kjo për dy arsye, së pari përbërja e ekipit ku stoli dhe ekipi që zbret në fushë kanë shumë pak diferencë, dhe së dyti renditja, teksa tre pikët kësaj here vlenin vendin e parë.

Që në minutat e para të takimit fusha e lojës tregoi se do të rezervohej një ndeshje e fortë e luftuar deri në fund. Dhe ashtu ndodhi!

Në pjesën e parë të dyja ekipet shfaqen të kujdesshme me inkursione të herë-pashershme por pa konkretizuar me gol asnjë aksion.

Gardiani “Susko” (Blloshmi) gjithmonë në gadishmëri arrin të bëjë mirë duke neutralizuar çdo goditje drejt portës.

Me Sallufin titulluar mungesa e Shetës nuk u ndje në asnjë moment. Megjithëse duhet theksuar se inkursionet e Sallufit nga mbrojtja në mesfushë duhet të jenë më të rralla pasi humbja e topit në atë pjesë të fushës mund të nxjerrë në kundërsulm ekipin kundërshtar.

Ndërkohë mesfushori Bakaj duket ka rigjetur busullën teksa ndodhet në çdo cep të fushës. Triblime, depërtim në zonë, goditje të rrezikshme nga jashtë zonës së rrepëtsisë, asist për gol, më shumë se kaq edhe tekniku Ardit Biba s’ka çfarë i kërkon.

Pjesa e parë regjistroi edhe një ndërhyrje në formacion teksa Avelino i lë vendin Gjokës. Ky i pari arriti të bëjë një paraqitje të mirë pavarësisht se tekniku Biba me këtë zëvendësim kërkon me patjetër fitoren duke mbajtur lart rreshtimin e ekipit.

Pjesa e dytë nis me gol për Barrikadën teksa një top i gjatë i Bakajt, që shfaqet në super formë, interpretohet në mënyrë perfekte nga lushnjari Saraçi i cili kërcen mbi të gjithë dhe pas goditjes me kokë topi ndalet në rrjetë. Ky është goli i katërt për Saraçin, 3 prej të cilëve janë realizuar me kokë.

Pa Mehmetllarin, barra e sulmit bie e gjitha mbi Berberin i cili si gjithmonë në çdo inkursion përbën rrezik për mbrojtjen kundërshtare.

I kudogjendur edhe Gjoka që në dy – tre raste është i pafat për të gjetur rrugën e rrjetës.
Giçi nga ana tjetër duket ka bërë autokritikë teksa rikthehet të luajë në nivelin që të gjithë presin.

Vlen të përmenden po ashtu paraqitja e Denis Nelit në mesfushë që shkatërron çdo aksion dhe merr inkursione drejt sulmit bashkë me Luis Kolën.
Grintën dhe luftën deri në sekondën e fundit që karakterizon çdo ndeshje Barrikadën e tregon në mënyrën më të mirë mbrojtësi Maze, i cili megjithëse i dëmtuar jep maksimumin.

Në fund dy fjalë për Ersi Sinanin. Rikthim pas një mungese të gjatë prej dëmtimit por që për aq minuta sa i rezervoi trajneri Ardit Biba tregoi se nuk e ka humbur shpirtin e garës.

Kjo fitore e ngjit Barrikdën në vendin e parë me 34 pikë.

Gjithësesi nuk ka kohë për gëzim pasi të hënën i pret një tjetër ndeshje, kundër Immi-t, java e 14  dhe e parafundit e kampionatit.

Ndërkohë me Three Lions do të ndeshen sërish në datë 28 shkurt por kësaj here për fazën gjysmëfinale të Kupës.