RB Leipzig ka përforcuar shpresat për një vend në katërshen e parë të Bundesligës duke transferuar Brajan Gruda, nga Brighton.

Mesfushori krijues iu bashkua Leipzig me formulën e huazimit për pjesën tjetër të sezonit. Futbollisti shqiptar shpreson të ketë minutazh të rregullt në Bundesligë.

“Brajan dëshiron të luaj rregullisht dhe ne nuk jemi në gjendje t’ia garantojmë këtë në gjysmën e dytë të sezonit, kështu që ky huazim përfaqëson një lëvizje të mirë për të gjitha palët”, tha trajneri i Brighton, Hurzeler.

Leipzig aktualisht është në vendin e pestë në Bundesligë, vetëm tre pikë larg Stuttgart, i cili zë vendin e fundit që të dërgon në Champions League.

Në Angli, Gruda luajti 18 ndeshje me Brighton, duke shënuar një gol dhe një asist.