Në Prime-n e së shtunës, Miri u vendos përballë “Kutisë së Pandorës”, ku pasi u takua me vajzën e tij, mësoi për deklaratën që babai i Selin kishte dhënë për të disa ditë më parë në “Shqipëria Live”.

Pasi mësoi këtë, ai zgjodhi të mos e ndante me asnjë prej banorëve se si qëndron e vërteta.

Gjithsesi, Selin i është afruar Mirit edhe e ka pyetur nëse ai mund ta ndante me dikë tjetër se çfarë kishte Kutia e Pandorës, dhe nëse ai ishte mërzitur.

Gjatë bisedës, Miri i është shprehur Selin që nëse dëshiron ai mund ta ndante me banorët ose jo. Gjithashtu, ai i tha banores që ka filluar të njohësh pasi ai ishte i mërzitur.

Pjesë nga diskutimi:

Miri: Të flihet gjumë? A ça je ti, ti vetëm mendon

Selin: Po duhet menduar?

Miri: Unë e di se çfarë po mendon ti

Selin: Çfarë? Për Kutinë e Pandorës

Miri: Po po, çfarë për të vepruar

Selin: Të kam pyetur 700 herë, ti këtë mund t’ja thuash kujt të duash ti, këtë punën e kutisë

Miri: Po mund t’ja them edhe kujt dua unë

Selin: Ok, pyeta, kaq

Miri: Mund ta them kujt dua unë, mund të mos ja them askujt, ajo është e imja

Selin: Ty të ka mërzitur?

Miri: Si duket?

Selin: Mendoj se të ka mërzitur

Miri: Ke filluar të më njohësh, normale

Selin: Mendoj

Miri: Po prandaj duhet të mendosh më shumë edhe të veprosh më shumë, edhe të veprosh më shumë se sa të jetosh këtu, se nuk ka kohë për jetesë këtu. Hec në shtëpinë tënde

Selin dhe Miri kanë qenë dy banorët e parë të cilët u afruan me njëri-tjetrin, pasi Kristi i vendosi në fillim që ata të filin së bashku të dy.