Nesër në orën 13.00 është lajmëruar mbledhja e Komisionit të posacëm për Reformën Territoriale, por Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë.

Mbledhja e së hënës u vendos të thirret nga PS si një mundësi e fundit që partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike, të marrë pjesë. Por kryetari I PD Sali Berisha përsëriti se deputetët demokratë nuk do të shkojnë në mbledhje, duke theksuar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me mazhorancën, për asnjë çështje.

Nga ana e saj Partia Socialiste ka vendosur të ecë para e vetme në procesin e reformimit të njësive vendore dhe në rendin e ditës së parlamentit ditën e martë që u publikua sot, është vendosur edhe ndryshimi I përbërjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

Komisioni është ndërtuar mbi parimin e barazisë së anëtarëve mes mazhorancës dhe opozitës dhe çdo vendim I PD për të bojkotuar komisionin deri më tani e bënte të pamundur zhvillimin e mbledhjeve.

Ndaj socialistët kanë propozuar që përbërja e tij të ndryshojë, mazhoranca të ketë një anëtar më shumë, dhe PD të humbasë bashkëkryetarin.

Një rrugë të ngjashme PS zgjodhi edhe në vitin 2014 kur u realizuar reforma territoriale. Pas vendimit të demokratëve për bojkot, mazhoranca ndryshoi përbërjen e komisionit duke I hequr opozitës veton.

Edhe në vitin 2014 edhe sot PS me aleatët e saj ka më shumë se 84 vota në parlament që janë të nevojshme për të ndryshuar ndarjen territoriale të vendit.

Mazhoranca synon që të miratojë këtë reform deri në muajin korrik në mënyrë që ajo të aplikohet për zgjehdjet lokale që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.

PD vendosi të ndërpresë cdo bashkëpunim më PS, pas procesit të votimit të Endri Shabanit në krye të Avokatit të Popullit; votim I cili u pa nga opozita si dëshmi se Kryeministri Edi Rama nuk kërkon dialog e nuk do të respektojë propozimet e opozitës.

Ngritja e akuzave nga SPAK për numrin dy të qeverisë Belinda Balluku dhe hetimet për tenderat në AKSH, radikalizuan aksionin e opozitës dhe PD ka vendosur në qendër të aksionit politik protestat duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të cojë vendin në zgjedhje të parakohshme./vizionplus.tv