Pas ndarjes nga jeta të aktorit të kinematografisë shqiptare, Fitim Makashi ka reaguar edhe kolegu i tij, aktori i madh Robert Ndrenika.

Në një postim në Facebook Ndrenika shpreh ngushëllimet për familjen e aktorit duke shprehur se ai la gjurmë të paharrueshme në skenën dhe ekranin shqiptar.

Ngushëllime aktorit të madh Fitim Makashi që la gjurmë të paharrueshme në skenën dhe ekranin shqiptar, është ndarë nga jeta sot në moshën 82-vjeçare.