Java e 22-të në Superiore, u mbyll me dy ndeshje tejet interesante.
Vllaznia triumfoi minimalisht ndaj Teutës në Durrës, në një përballje shumë të luftuar.
Ky sukses, e shkëput Vllazninë në krye të renditjes me 42 pikë, duke lënë pas rivalët. Teuta mban vendin e gjashtë me 27 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Tirana triumfoi 0-1 ndaj Egnatias në transfertë, për t’iu larguar vendit të fundit.
Një gol i shënuar nga Redon Xhixha në minutën e 40-të, i dhuroi suksesin kryeqytetasve. Me këtë fitore, Tirana ngjitet në vendin e nëntë me 20 pikë, po aq sa Bylis i vendit të tetë.
Egnatia konfirmon momentin e vështirë dhe mban vendin e tretë me 39 pikë.




















