Në tryezën e diskutimit për Reformën Zgjedhore, e mbajtur të martën dhe ku morën pjesë edhe përfaqësues ndërkombëtarë, kreu i Ilirjan Celibashi theksoi se sistemi i financimit të zgjedhjeve në Shqipëri ka shumë sfida që, në mungesë të rregullave të qarta, mund të rrezikojnë funksionimin e demokracisë.

Mungesa e transparencës – Partitë politike nuk publikojnë të dhënat e financimit të tyre përveçse në raportet vjetore për KQZ. Rekomandohet një raportim periodik më i detajuar.
Auditim formal jofunksional – Sistemi aktual i auditimit të partive nuk ofron kontroll të efektshëm.
Konflikti i interesit në pagesat e audituesve – Audituesit zgjidhen nga KQZ, por paguhen nga partitë, duke krijuar një konflikt interesi.
Mospërputhje në sanksionet administrative – Ekzistojnë paqartësi dhe mungesë harmonizimi në zbatimin e sanksioneve për shkeljet e financimit.
Kapacitete të kufizuara institucionale – Struktura aktuale e KQZ ka vështirësi në kontrollin e mbi 100 partive të regjistruara.
Pabarazia financiare – Sistemi i financimit favorizon partitë e mëdha, duke ndikuar në pluralizmin politik. Celibashi sugjeroi që shpërndarja e financimit të mos lidhet 100% me rezultatin e zgjedhjeve, pasi partitë e mëdha marrin mbështetje jo vetëm nga buxheti qendror, por edhe me seli në nivel lokal.