Një 81-vjeçar italian ka humbur jetën në Shqipëri, ndërsa dyshohet për shkaqe natyrale. Ai u gjet pa shenja jete mëngjesin e së shtunës rreth orës 10:10, në ambientet e një hoteli në qytetin e Durrësit.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.