Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi ndodhet në vendin e ngjarjes ku ka ndodhur aksidenti tragjik me një viktimë në Tiranë. Gazetarja bën me dije se shoferi është shoqëruar ndërsa aksidenti ndodhi në zonën e ish-ekspozitës.

Ajo shton se trupi i viktimës ndodhet ende në vendngjarje ndërsa ka mbërritur edhe bashkëshorti i saj i cili shihet i tronditur. Mësohet se viktima po lëvizte me një biçikletë elektrike ndërsa shkaqet ende nuk dihet ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia.

“Aksidenti ka ndodhur në zonën e ish-ekspozitës, një grua ka humbur jeten. Trupi i viktimës ndodhet ende në vendin e ngjarjes. Policia vijon të jetë prezent për të kryer veprimet hetimore. Gruaja që ka humbur jetën ka qene duke levizur me biçikletë elektrike.

Policia ende nuk ka një reagim zyrtar. Gruaja është plasur nga një autobot i ujësjellës kanalizime të Tiranës. Nuk kemi informacione për identititetin e viktimës. Është shoqeruar shoferi i autobotit”, tha gazetarja./EuronewsAL