Pasi Irani mohoi pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump për bisedime produktive për zgjidhjen e luftës, ambasada iraniane në Afrikën e Jugut ka reaguar në mediat sociale.
Në një postim në “X”, ambasada ka hedhur poshtë deklaratat duke publikuar një bisedë e improvizuar në WhatsApp duke ironizuar Trump si President i Paqes i cili i dërgon vete mesazhe me propozimin për të ndaluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike për pesë ditë.
Dhe, në përputhje me stilin e Trump në Truth Social, mesazhi përfundon me “faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”. Ky postim ka marrë shumë reagime nga ndjekësit.
“Bisedime të mira dhe produktive me Iranin”, shkruan bashkëngjitur me foton nga mesazhet e improvizuara.




















