Nga Ylli Pata/
Sali Berisha sot ka avancuar shantazhin e Gazment Bardhit, duke shtuar se PD mund të ngujohet në Parlament nëse nuk jepet leja për SPAK që ta arrestojë Belinda Ballukun.
Duket se ka disa arsye të këtij qëndrimi ekstrem të Partisë Demokratike. Një arsye është se do të flasë për herë të parë Belinda Balluku, që sipas gjasave do të marrë një vëmendje të madhe, pasi nuk ka folur asnjëherë nga shkallja e akuzës ndaj saj.
Arsyeja tjetër është se pritet të flasë vetë Edi Rama, i cili ka deklaruar hapur se në momentin që do të lexohet raporti i Komisionit të Mandateve, edhe ai do të thotë fjalën e tij.
Këto fjalë, përveç aspektit mbrojtës, në lidhje me lëndën e çështjes, do të kenë edhe pjesën politike edhe polemike të fenomenit, qoftë me SPAK, qoftë edhe me opozitën vetë. Apo me standardin që drejtësia ka në lidhje me problemet e mëdha të korrupsionit dhe krimit shtetëror.
Me një fjalë, nëse zhvillohet një debat normal në Kuvend, ai debat nuk ka gjasa të jetë thjeshtë mbrojtës por akuzues, apo ofensiv, çka mund të sjellë një siklet të madh.
Megjithatë, ky mejdan është një fushë e mirë për të përplasur argumentet, për të ndezur debatet, të cilt bëhen ditë për ditë në podiumet e konferencave të shtypit apo në emisionet e darkës.
Duhet thënë një gjë; votimi për dhënien e lejes, bëhet me votim të fshehtë; njëjtë si me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, njëjtë si me zgjedhjen e kreut të Kuvendit.
Në të gjithë logjikën e frmës, përmbajtjes, lëndës, pore dhe mundësisë për të bërë politikë, opozita ka një rast të artë, sido që mazhorana ta shfrytëzojë, pasi në fund të fundit secila palë ka mundësinë të shfrytëzojë mundësitë e të drejtës që i jep rregullorja parlamentare.
Por ngulmimi për prishjen e seancës, diket se ka arsye jashtë asaj që konsiderohet si kauzë politike.
Sado që vetë Balluku Edi Rama, apo mazhoranca të mbrohet në akuzën konkrete, apo edhe në narrativn e hetimeve të SPAK, opozita ka një mundësi të artë për të mbrojtur në mënyrë paimore dhe lineare drejtësinë. Pasi një opozitë, e ka dialektike përkrahjen lineare të kërkesave të prokurorisë, për këdo të vijë ato. Qoftë për të dhënë një sinjal qëndrese, qoftë sepse nuk ka çfar humb. Në këtë logjikë, kostot e një vendimi apo votimi në Kuvend, e mban mazhoranca.
Paskëtaj, opozita mund të shfrenojë fantazinë e ta shfrytëzjë momentumin politik, qftë për të riparë taktikat e saj, qoftë për të rithemeluar revolucionet në rrugë, apo ide të tjera që mund të dalin rrugës.




















