Në nisje të mbledhjes së Asamblesë, Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi tha Partia Sociliste është forca politike më e preferuar dhe më e besueshme në Diasporë, ndaj tha se synohet afrimi i sa më shumë emigrantëve shqiptarë edhe në vijim.
Gjithashtu, Klosi vendosi objektivin e zgjerimit të Partisë Socialiste me 4 anëtarë të rinj, 2 djem dhe 2 vajza, për çdo Organizatë Socialiste.
“Diaspora nuk është element dytësor, është pjesë organike e rezultatit tonë politik, gati 200 mijë të vlefshme në diasporë dhe 61.1% për PS tregojnë se shqiptarët jashtë vendit e kanë lexuar PS si forcën më të qëndrueshme dhe të besueshme”,- tha Klosi.
“Zgjedhja e strukturave të partisë do të zhvillohet nga 21 marsi deri në 30 qershor, nga sot deri në 16 prill do të jetë njohja dhe analiza e çdo organizate.
4 anëtarë të rinj në çdo organizatë të Partisë Socialiste, 2 shokë dhe 2 shoqe. Do të jetë detyrë takimi me 5 të rinj për çdo qendër votimi”,- shtoi Klosi.

















