Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Taulant Balla zhvilloi sot mbledhjen e Asamblesë së Zgjeruar të PS Kavajë, duke nisur zyrtarisht procesin e forcimit të strukturave organizative në këtë bashki për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Përmes një postim në rrjetet sociale, Balla nënvizoi se në vitin 2025 Shqipëria shënoi rekordin historik të turistëve të huaj ku Kavaja me bregdetin e saj po merr vendin që i takon si destinacion i lakmuar turistik.
“Ndërsa Shqipëria shënoi në vitin 2025 rekordin historik të turistëve të huaj, Kavaja me bregdetin e saj merr një vend të rëndësishëm si destinacion i lakmuar turistik. Kjo rritje e paimagjinueshme ka çuar në rritjen e bizneseve të zonës dhe të të ardhurave për banorët dhe Bashkinë”., shkruan Balla.
Nga ana tjetër Balla nënvizoi se ky sukses po bëhet shënjestër e qëllimshme e opozitës duke goditur me molotovë ekonominë turistike. “Molotovët e Sali Berishës duan të godasin pikërisht ekonominë turistike, me shpresën e këtij të plaku të rrjedhur se duke dëmtuar turizmin dhe imazhin e Shqipërisë, shqiptarët do t’i japin atij votën në Zgjedhjet e vitit 2029”.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
“KAVAJË📍Filluam sot me Asamblenë e PS🌹 procesin e forcimit të strukturave tona në këtë bashki. Ndërsa Shqipëria shënoi në vitin 2025 rekordin historik të turistëve të huaj, Kavaja me bregdetin e saj merr një vend të rëndësishëm si destinacion i lakmuar turistik. Kjo rritje e paimagjinueshme ka çuar në rritjen e bizneseve të zonës dhe të të ardhurave për banorët dhe Bashkinë. Molotovët e Sali Berishës duan të godasin pikërisht ekonominë turistike, me shpresën e këtij të plaku të rrjedhur se duke dëmtuar turizmin dhe imazhin e Shqipërisë, shqiptarët do t’i japin atij votën në Zgjedhjet e vitit 2029”.




















