Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla përshëndet rihapjen e qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Prrenjas.
“Rihapet qarkullimi në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, ndërsa vijon dhe puna për ndërtimin e Aksit Rrugor Europian VIII, shkruan Balla.

Autoritetet u kanë bërë thirrje përdoruesve të rrugës dhe banorëve të zonës të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë sinjalistikën si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore, me qëllim garantimin e një qarkullimi të sigurt.

Rihapja e këtij segmenti vjen pas ndërhyrjeve intensive ditë e natë për rikthimin e lëvizjes në një nga akset kryesore të juglindjes së vendit.