Xavi Hernandez thyen heshtjen e tij kur kanë kaluar mbi 2 vjet nga shkarkimi i tij si trajner i Barcelonës. Në një intervistë për La Vanguardia’ ish trajneri i skuadrës katalanse tregoi versionin e tij të fakteve duke mos ia kursyer ‘helmet’ ndaj Joan Laportës, një prej kandidatëve për president të klubit në zgjedhjet e së dielës së 15 marsit.

Në intervistën e tij Xavi Hernandez tha se ndihet i lirë për të treguar të vërtetën pas 2 vitesh.

‘Pas largimit tim vendosa të mos bëja asnjë deklaratë për respekt të Barcelonës-tha Xavi-njerëzit e dinë sa e dua këtë klub, e gjithë familja ime është tifoze e Barcelonës. Kam nevojë të shpjegohem, po e përmbaj brenda dhe duhet ta qartësoj’

Xavi tregoi sesi u shkatërrua raporti me Laportin që sipas tij ishte shumë i mirë’

‘Në fakt, erdha te Barcelona falë Laportës, por në fund ai më zhgënjeu-tregon Xavi Hernandez-Pse? Më largoi nga posti i trajnerit pa më thënë të vërtetën i ndikuar nga një person që unë mendoj se është mbi presidentin që është Alejandro Echevarria. Dua të thëm ai që më largoi si trajner ishte Alejandro. Kështu funksionon Barcelona, praktikisht ajo drejtohet nga Alejandro Echevarria. Ishte një person me të cilin kisha shumë miqësi dhe për këtë arsye zhgënjimi i pësuar prej tij ishte më i madh se largimi im nga Barcelona, më zhgënjeu totalisht’

Xavi vijoi të tregojë versionin e tij të fakteve. ‘Ndërmorën një fushatë mediatike kundër meje dhe çfarë është më e keqja dhe më zhgënjyese, ishte fakti që Alejandro foli me futbollistë si como Sergi Roberto, Araújo, Pedri apo Raphinha dhe iu tha se doja që t’i shisja-vijon Xavi-kjo më dhembe sepse nuk është e vërtetë. Ne bëmë një planifikim sepse ishim shumë të kushtëzuar nga fairplay dhe folëm për të bërë vetëm një shitje. Në fakt bëmë planifikimin me Jordin dhe Mateun dhe shitëm vetëm 1 futbollist.Cilin? Preferoj të mos e them emrin për respekt të lojtarit’

Xavi hernandez foli edhe për Lionel Messin dhe diskutimet për kthimin e tij te blaugranat duke akuzuar Laportën për mos realizimini e kësaj lëvizjeje.