“Gurët e shtëpisë sime”, një film me regji të Dhimitër Anagnostit pritet të restaurohet nga Arkiva e Greqisë.
Lajmi bëhet me dije pas takimit që Drejtuesi i Arkivit Qendror të Filmit, Eljan Tanini pati me Maria Komninou dhe ambasadoren e Shqipërisë në Athinë, Luela Hajdaraga.
Gjatë takimit bashkëbiseduesit ranë dakord që të ndajnë përvojat profesionale dhe të shkëmbejnë materiale arkivore.
Në plan janë edhe aktivitete të përbashkëta kulturore, si organizimi i javëve të filmit shqiptar dhe grek, si dhe mbrëmje të posaçme premierash për filmin Gurët e Shtëpisë sime.
Zyrtarizimi i këtij bashkëpunimi përmes një memorandumi mirëkuptimi pritet të nënshkruhet në vjeshtë.




















