Analisti Baton Haxhiu tha në studion e lajmeve të MCN TV se kreu i PD-së është ai që mban në pushtet Edi Ramën.
“Ka vite që e them që aleati kryesor i zotit Rama në politikën e gjatë qeverisëse është Sali Berisha. Është i vetmi njeri që i jep mandat.
Sidomos mandatin e katërt e ka nga ai.
Berisha nuk ka ide politike. Ka vulgaritet dhe ky vulgaritet i çon qytetarët te vota ndaj Ramës.
Berisha është armiku më mik i Edi Ramës në të paktën 6 vitet e fundit”, deklaroi analisti Baton Haxhiu.




















