Sali Berisha iu rikthye sërish sulmit ndaj ish-kreut të PD-së Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale. I pyetur për dështimin e protestave, Berisha u detyrua të bënte edhe një sqarim për kilometrin e fundit, që sipas tij ka nisur që prej vitit 2021 me betejën për marrjen e partisë nga Lulzim Basha dhe tani më vijon me synimin për të rrëzuar Edi Ramën.Duke e quajtur “Lulzim Brava”, Berisha thotë se synimi i tij ishte që PD të ishte simotër e PS-së në qeveri. Ai thotë se në këtë betejë u morën “peng” logoja dhe flamuri i partisë, por ia dolën t’i rikthejnë.
“Dua të bëj me këtë rast një sqarim, lidhur me shprehjen time, kilometri i fundit. E kam thënë me bindje të plotë dhe e them përsëri se jemi në kilometrin e fundit. Cili ka qenë dhe cili është kuptimi i kësaj fraze, apo këtij koncepti.Kuptimi është ky që vijon: Ne si opozitë në vitin 2021 ishim parashikuar nga Lulzim Brava dhe jo vetëm nga Lulzim Brava, por dhe nga të tjerë të ishim simotër e PS-së në qeveri. Kjo është e vërteta, unë e kam publike prej kohësh këtë propozim, çka do ishte drama më e madhe për këtë vend.Pasi kjo nuk realizua, u kalua në një seri masash të tjera, nga Edi Rama armik i egër i pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, por dhe mafia ndërkombëtare e Xhorxh Sorosit, armike e egër e demokracisë shqiptare por dhe e kombit shqiptar, e cila kishte te PD një kundërshtare të paepur të projekteve të tij antishqiptare, qoftë në ndryshimin e kufijve dhe copëtimin e Kosovës, qoftë në Ballkanin e Hapur, qoftë në denoncimin e organizatave kriminale të ekstremit të majtë, të spronsorizuara prej tij në Shqipëri.Pra kjo ishte një betejë që ne duhej ta bënim dhe ne e bëmë këtë betejë.Në këtë betejë siç e di ti, u mor logoja dhe flamuri i partisë, u morë simbolet e saj nga gjykatës puthadorë, armiq të pluralizmit nën ndikimin direkt të Ramës dhe faktorëve Sorosianë në administratën e presidenti Joe Biden.
Por përsëri ne ia dolëm, të rikthejmë me veprimet tona, ne ja dolëm.Prap kishim kilometra për të bërë sepse, për fat të keq, në vitin 2021, kur zgjedhjet u faktuan farsë dhe unë e kam thënë që të pasnesërmen e tyre, në shkrimin tim, ‘Vota vdiq pa hyrë në kuti’, ish kryetari në vend që të mbronte votën e qytetarëve, ai sulmoi Sali Berishën së bashku me Edi Ramën dhe vraponte drejt koalicionit me këtë të fundit.Pra ne ja dolëm që me librin e zi të zgjedhjeve lokale të 2023, të penalizojmë Edi Ramën, ta paraqesim para botës, jo vetëm si autori i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, por si njeriu i farsës së zezë elektorale. Dhe mbi këtë bazë, prap jemi në kilometra rrugë, u miratuan 4 rezoluta ndërkombëtare që dënonin farsën elektorale në Shqipëri dhe paralajmëronin farsën e 11 majit”, tha Berisha.




















