Kreu i PD Sali Berisha foli sërish nga korridori i mbledhjes së Partive Popullore në Bruksel, duke thënë se integrimi është bllokuar nga Edi Rama.

Më tej ai thekson se raporti i PD me partinë popullore është një raport i shkëlqyer.

“Raporti i PD me Partinë Popullore është i shkëlqyer. Janë disa rezoluta që kanë shprehur mbështetjen e plotë për PD dhe dënimin e hapur të farsës elektorale dhe të regjimit të Edi Ramës. PPE mbështet plotësisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, por një proces të bazuar në meritë, siç është edhe kërkesa jona. : Paralajmërime shumë serioze dhe faktikisht, në qoftë se dje u votua me unanimitet Mali i Zi, Shqipëria mbeti në klasë dhe është në labirintet në të cilat e futi Edi Rama për shkak të dosjeve të tij të tmerrshme me korrupsionin. Pra, Shqipëria është peng i korrupsionit të Edi Ramës. Mendoj se Edi Rama nuk dëgjon më thirrje nga Brukseli, por nga disa prej vendeve më të prapambetura të Afrikës”, tha Berisha.