Nëse shënojmë gol e marrim kryesimin 1-0 do të ‘parkojmë autobusin’ në mbrojtje. Nëse do të pësojmë, do ta ‘parkojmë’ në zonën italiane-tha Barbarez-jemi shumë të lumtur që kemi arritur deri këtu, ndjej dhe shoh dashuri që vjen nga këta futbollistë’.
Barbarez foli për gjendjen e futbollistëve të tij pas gjysmëfinales me Uellsin.
Të gjithë janë rikuperuar, përvec…meje që kam humbur zërin-shtoi Barbarez-ndeshja ishte impenjative, por patëm kohë për të rimarrë veten, shpresoj që të mbahemi deri në fund. Të gjithë janë shumë të disponueshëm, edhe ndaj Uellsit kishte futbollistë me probleme por që nuk donin të dilnin nga fusha e lojës’
Përsa i përket formacionit, Barbarez, nuk mendon për ndryshime në formacion në aspektin taktik.
‘Prej një viti e gjysmë luajmë në këtë mënyre dhe nuk besoj se është momenti që të bëjmë eksperimente-tha Barbarez-në këtë ndeshje do të duhet kurajo, të kujdesemi për detajet dhe të kemi fat e të shënojmë’.




















