Gjatë interpretimit të himnit kombëtar shqiptar, në stadium u dëgjuan reagime me fërshëllima nga një pjesë e tifozëve polakë. Ndërkohë, për shkak të një defekti teknik në regjine ndërkombëtare, as himni i Shqipërisë dhe as ai i Polonisë nuk u transmetuan në sinjalin televiziv.

Formacionet zyrtare

Formacionet zyrtare janë publikuar ku trajnerët Silvinjo dhe Jan Urban kanë shuar dilemat. Surprizat nuk mungojnë nga kuqezinjtë, ndërsa Anis Mehmeti dhe Ernest Muçi ndodhen në stol, me Hoxhën dhe Uzunin të preferuar në repartin ofensiv, së bashku me Bajramin me tipare sulmuese.

Polonia: Grabara; Kedziora, Bednarek, Kivior, Kesh, Szimanski, Zielinski, Skoras, Kaminski, Levandovski, Rozga
Trajner: Jan Urban

Shqipëria: Strakosha; Mitaj, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Laçi, Bajrami, Asllani, Shehu, Hoxha, Uzuni
Trajner: Sylvinho

Atmosfera në tribunat e mbushura është elektrizuese, me tifozë nga të dyja skuadrat
Elseid Hysaj do të nisë si titullar dhe përmirëson rekordin si lojtari me më shumë paraqitje te kuqezinjtë (ndeshja e 97-të). Kapiteni Berat Gjimshiti luan ndeshjen e tij të 70-të, duke u vendosur në të njëjtën kuotë si Andi Lila, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve ka më pak se 50 paraqitje.