Dy efektivë policie të ‘Shqiponjave’ janë dëmtuar në Dibër gjatë një aksioni për arrestimin e një personi të shpallur në kërkim.
Ky i fundit e ka shtyrë policin Gentian Meda dhe kolegun e tij, duke i rrëzuar poshtë. Ndërkohë, vetë i kërkuari është hedhur nga kati i dytë për t’u arratisur. Raportohet se i kërkuari nuk ka pësuar dëme.
Efektivi i ‘Shqiponjave’, Meda është nisur me helikopter në Tiranë për mjekim të specializuar.




















