Kryegjyshi Botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj (Baba Mondi) ka mbajtur një fjalë ditën e sotme nga ambientet e Kryegjyshatës, për ditën e Sulltan Nevruzit.Gjatë fjalës së tij, Baba Mondi tha se kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi virtytet që na udhëheqin.Po ashtu, Baba Mondi tha se ky vit përkon me 35 vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës dhe lirisë së besimit Bektashi, një moment historik që sipas tij shënon ringjalljen e besimit dhe traditës sonë shpirtërore pas periudhave të vështira.Duke cituar një fjalë të Haxhi Bektash Veliut, Baba Mondi tha se pasqyra e besimit bektashi është dashuria dhe përkujdesja ndaj të tjerëve.“Kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi virtytet që na udhëheqin. Për të forcuar lidhjen tonë me Zotin, për të kultivuar dashurinë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit. Ky vit ka një domethënie të veçantë për Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, pasi kjo ditë përkon me 35 vjetorin e rihapjes së Kryegjyshatës dhe lirisë së besimit Bektashi.Një moment historik që shënon ringjalljen e besimit dhe traditës sonë shpirtërore pas periudhave të vështira. Kjo ngjarje është dëshmi e qëndrueshmërisë dhe punës së përbashkët të brezave, për të ruajtur identitetin dhe vlerat tona. Siç thoshte Haxhi Bektash Veliu ‘ai që nuk e sheh veten në tjetrin, nuk e sheh Zotin në veten e tij’. Kjo tregon se dashuria dhe përkujdesja ndaj të tjerëve, janë pasqyra e besimit tonë të thellë”, tha mes të tjerash Baba Mondi.
Home Lajme Aktualitet Dita e Sulltan Nevruzit, Baba Mondi nga Kryegjyshata e Bektashinjve: Mundësi për...
Dita e Sulltan Nevruzit, Baba Mondi nga Kryegjyshata e Bektashinjve: Mundësi për të reflektuar mbi virtytet që na udhëheqin! Dashuria ndaj tjetrit, pasqyra e besimit tonë
Opinion nga Auron Tare: Një ideolog në Tepelenë
Nga Auron Tare
Gazeta New York Times e 9 janarit 1941, në një prej artikujve të kronikës që vinte nga fronti italo-grek, shkruante se Ministri...
Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet...
I ftuar në “Fan Club” ishte Gimbo, ish-banori i Big Brother VIP 5, i cili la shtëpinë të martën e kaluar në një nominim...
Akuzohen për korrupsion, por protestojnë kundër tij…
Nga Ardi Stefa
Ka një paradoks që vetëm politika shqiptare di ta prodhojë me shumë finesë: ata që akuzohen për korrupsion, dalin në rrugë për...
E ardhmja e sistemit gjyqësor në pikëpyetje/ 50 milionë italianë votojnë sot për Reformën...
50 milionë qytetarë italianë do të votojnë ditën e sotme në Referendumin për miratimin ose refuzimin e një reforme në fushën e Drejtësisë. Votimet...
Fantastike për arbitrimin shqiptar, Emanuela Rusta do gjykojë supersfidën e Champions League për vajza
Një lajm i shkëlqyer vjen për arbitrimin shqiptar në futbollin e vajzave.
Emanuela Rusta do të vendosë drejtësinë në ndeshjen shumë të rëndësishme të Ligës...
Raporti tronditës: Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për...
Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë ka propozuar organizimin e një atentati ndaj kryeministrit hungarez Viktor Orban, me qëllim përmirësimin e rezultateve të...
Britania e Madhe hedh poshtë pretendimin e Izraelit: Nuk ka prova se Irani mund...
Një ministër britanik hodhi poshtë pretendimet izraelite se Irani mund të shënjestrojë Londrën, duke thënë se nuk ka “asnjë vlerësim që ta mbështesë” këtë...
Tre libra dhe një film për të shpëtuar reputacionin
Nga Bjorn Runa
Përgjithësisht, kur është fjala për klasën politike tradicionale të këtyre tri dekadave, ka shumë pak arsye që të shkruash. Të parë nga...
Shpërthim i fuqishëm në Romë, shemben ndërtesat, njerëz nën rrënoja dhe dhjetëra të evakuuar
Një shpërthim i fortë ka tronditur mëngjesin e së dielës zonën Piana del Sole në Romë, duke shembur dy ndërtesa 2-katëshe. Janë plagosur rëndë...
Këto 3 shenja të horoskopit do të lulëzojnë në…
Ekuinoksi i pranverës është tashmë i mbushur me energji pozitive. Ai shënon ditën e parë të një stine të ngrohtë, kur lulet çelin dhe...




















