Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me kërkesën zyrtare të deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçe, e cila është protokolluar në Kuvendin e Shqipërisë. Dokumenti, i cili mban numrin e regjistrimit dhe firmën e vetë deputetit, rezulton të jetë një kërkesë drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një bilanc të plotë historik të peshës së tij elektorale.

Përmes një shkrese të datës 24 mars, deputeti kërkon t’i vihen në dispozicion të gjitha rezultatet e marra prej tij, të detajuara në numër votash dhe përqindje, për një periudhë që përfshin tre dekada:

Rezultatet si deputet që nga zgjedhja e tij e parë në qarkun Berat në vitin 1996.
Rezultatin e Partisë Socialiste në rang qarku për vitin 2009 në të gjitha ZAZ-të e Beratit.
Rezultatet elektorale në Divjakë për vitet 2013, 2017 dhe 2021.
Bilancin specifik të votave të marra prej tij si deputet në zgjedhjet e fundit të vitit 2021.
Megjithëse dokumentacioni i Kuvendit konfirmon zyrtarisht përcjelljen e kërkesës, mbetet ende e paqartë arsyeja e vërtetë e këtij “skaneri” pikërisht në këtë kohë.