Dubai është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe stuhi të fuqishme, këtë javë.

Gjatë këtyre kushteve atmosferike, rrufeja ka goditur Burj Khalifa, ndërtesën më të lartë në botë me një lartësi prej 829 metrash. Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e përdoruesve në mbarë botën.

Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë aktivizuar masat e emergjencës dhe kanë lëshuar alarme sigurie për qytetarët, duke i këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal gjatë kushteve të rënda atmosferike.

Meteorologët paralajmërojnë se moti i paqëndrueshëm mund të vijojë edhe në orët në vijim, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet zyrtare për sigurinë e tyre.