Në stadiumin ‘Giovanni Zini’ të Cremonas, Cremonese u mposht 0-2 nga Milani. Kuqezinjtë rikthehen te suksesi pas dy ndeshjeve pa fitore, duke mbetur në vendin e dytë të renditjes, me dhjetë pikë pas Interit kryesues. Nesë shohim vetëm rezultatin mund të mendojmë se djemtë e Max Allegrit e patën të lehtë ndeshjen në udhëtim, por nuk është kështu.
Vetëm në minutën e 90-të një aksion nga zhvillimet e një këndoreje bëri që Modric të pasonte për Pavlovic dhe mbrojtësi shënoi nga pranë vijës së portës. VAR u kujdes që të ‘bënte me zemër’ tifozët e Milanit, por pas rishikimit të pamjeve gjithçka u konfirmua si e rregullt. Katër minuta më vonë Milani kundërsulmoi dhe Nkunku pasoi për Leaon, me këtë të fundit që nuk e pati të vështirë ta ndalte sferën në rrjetë për 0-2. Kështu, Milani merr hak pasi në ndeshjen e parë të sezonit Cremonese i mposhtte 1-2 në ‘San Siro’. Tanimë Milani ngjitet në kuotën e 57 pikëve për vendin e dytë, dhjetë pikë pas Interit të vendit të parë.




















