Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e pezullimit nga detyra për drejtuesin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers Sheqeri. Vendimi, i marrë në kuadër të një hetimi në zhvillim, është zbatuar disa ditë më parë.
Bëhet me dije se çështja lidhet me dyshime për parregullsi në procedurat e dhënies së lejeve të ndërtimit në Tiranë.
Ndërkohë, strukturat ligjzbatuese po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht mekanizmin e dyshuar dhe për të përcaktuar përgjegjësitë përkatëse.
Në këtë fazë, nuk ka ende një qëndrim publik nga vetë Sheqeri lidhur me vendimin e gjykatës dhe as detaje mbi hetimin.




















