Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka rrëfyer prapaskenat e asaj çfarë ndodhte në kohën kur ai drejtonte Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
I ftuar në News 24, Nano theksoi se gjatë kohës që ai ishte në krye të detyrës, kryeministri Edi Rama nuk i ka ndërhyrë për asnjë problem, të ligjshëm apo të paligjshëm.
Ndërkohë që më tej u ndal dhe te periudha kur dhe ai u largua nga strukturat e Policisë së Shtetit. Nano pohoi se koha e largimit të tij përkon me dy ngjarje të rënda që i kanë mbetur në kujtesë, aksidenti në Potam, ku humbi jetën Jonada Avdia si dhe zhdukja e Ervis Martinajt.
“Ngjarja e cila personalisht dhe profesionalisht më ka prekur ka qenë ngjarja e Himarës në Potam, vdekja e një të miture dhe çuditërisht mori disa përmasa pasi drejtuesi i mjetit ishte punonjës policie. Kjo ngjarje më ka mbetur në kujtesë dhe sot, por ka rastisur ajo kohë kur u largova nga policia e Shtetit. Zhdukja apo rrëmbimi i Ervis Martinajt është hetuar nga policia e Shtetit, dhe ka qenë në periudhën që jam larguar unë”, tha Gledis Nano.
“Nuk më vjen mirë kur dëgjoj kritika për policinë se jam rritur. Unë jam i mendimit se nëse politika do, policia bëhet. Qeveria duhet t’i garantojë jo vetëm pagën por dhe qëndrueshmërinë, vazhdimësinë, që ai nuk do të shitet nesër, për ti garantuar karrierën dhe ecurinë për shkak të aftësisë që ka secili.
Nuk mund ti fusim të gjithë me një vend. Ka pasur raste madje dhe i është bërë jehonë në media sikur çfarë ndodhi. Ka pasur raste që një punonjës shoqëronte një eksponent krimi dhe vetë policia e identifikoi dhe mori masa.
Nëse ne vetëm flasim dhe situata nuk ndryshon. Ngjarja e cila personalisht dhe profesionalisht më ka prekur ka qenë ngjarja e Himarës në Potam, vdekja e një të miture dhe çuditërisht mori disa përmasa pasi drejtuesi i mjetit ishte punonjës policie.
Kjo ngjarje më ka mbetur në kujtesë dhe sot, por ka rastisur ajo kohë kur u largova nga policia e Shtetit. Zhdukja apo rrëmbimi i Ervis Martinajt është hetuar nga Policia e Shtetit, dhe ka qenë në periudhën që jam larguar unë”, tha ai.




















