Edmondi ka sjellë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” me juristen Eni Çobani krushkun e tij Sherifit. Edmondi i ka dhënë vajzën Sherifit për djalin.

Në respekt të miqësisë, duke qenë se Sherifi ishte në vështirësi Edmondi i ka dhënë një shumë të konsideruar parash krushkut, por kanë kaluar gati 12 vjet dhe nuk ka marrë asnjë qindarkë në kthim.

Me të drejtë Edmondi i revoltuar kërkon paratë. Nga ana tjetër Sherifi shprehet se do ia japë, por ka disa probleme që duhet të zgjidhë, madje për këto ai i kërkon Edmondit që t’i japë edhe disa para të tjera borxh që ta ndihmojë.

Sherifi: Lekët do i marrësh se nuk do mbaj unë lekët e tua.

Eni Çobani: Po çfarë do akoma lekë ti tani?!

Edmondi: Mos më detyro mua tani që të kërkoj përqindjen e lekëve?

Sherifi: Unë do të të them që nëmë e ca të tjera, se ashtu kam edhe një problem tjetër.

Edmondi: Këtë do marrësh më ti…

Sherifi: Lëre atë që thua ti, por do i japësh. Do më japë prapë që unë të mbaroj hallet e mia.

Edmondi: Kur ta shikosh në valle tani… Prandaj hallet e tua nuk më duhen fare mua.

Sherifi: Lekët do i marrësh.

Edmondi: Nuk më duhen hallet e tua, kam ardhur vetëm për dy llafe unë këtu.

Sherifi: Nuk ia kam mbajtur asnjë njeriu, nuk ti mbaj as ty.

Edmondi: Nuk e di unë se çfarë ke bërë ti me të tjerët, mua më jep lekët.

Sherifi: Ashtu kam unë problemet e mia dhe hallet e mia. Por, ato probleme dhe halle do i zgjidh unë dhe nuk ke punë ti as me djalin, as me nusen dhe as me mbesat.

/tvklan.al