Ylli Manjani ka komentuar me ironi zhvillimet politike të fundjavës, duke e krahasuar skenën politike me një “orë mësimi” ku një zhurmë e vogël kthehet në krizë të madhe.

Në një status me tone satirike, ai tallet me retorikën e përditshme politike, skenarët për “rrëzim qeverie” dhe titujt bombastikë që shpesh prodhon debati publik.

Postimi i Ylli Manjanit:

Panoramë politike në weekend.

*****

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit dmth.

-Mos qesh!

-Urdho?!

-Kërko falje!

-Do të nxjerr jashtë!

Hahahahahahahahahahahaha

Me këtë zhurmë në orën e mësimit plasi në PS, dmth. Do bjerë qeveria. Iku. Atë që se bëri Sajmiri, Iliri, Arbeni, Erioni, Belinda etj, e bëri Elisa me zhurmën në orën e mësimit…

Tani fillojnë bisedimet për qeveri teknike. Pëllump Pilinçi gati të marrë qeverinë tranzitore. Evi do marrë PD. Salianji në vetadministrim.

Rama dhe Berisha do ulin numrin e deputetëve nga inati i Elisës. Qorri sherr me Shehjan. Lapaj me leje të zakonshme. Të ulet numri i deputetëve!

Mediat gati titujt bombastikë. Muhamedi shpallet burim ekskluziv lajmi.

SPAK dhe Klodiana thellojnë hetimet për Belindën te telefonat e dynjasë.

Naftës iu bë nafta.

Hajt njat’jeta!

Të dielë të mbarë!