Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike që po zhvillohet këtë të hënë në selinë blu, është vendosur ngritja e një grupi pune që do të merret me rishikimin e statutit të partisë.

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se grupi i punës do të ketë si detyrë hartimin e propozimeve për ndryshimet në statut, të cilat më pas pritet të diskutohen dhe të miratohen në forumet drejtuese të partisë.

Grupi i punës do të kryesohet nga Gazment Bardhi, ndërsa pjesë e tij do të jenë edhe disa prej drejtuesve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike.

Përbërja e grupit të punës është si më poshtë:

Gazment Bardhi – Kryetar
Oerd Bylykbashi – Anëtar
Ivi Kaso – Anëtar
Gent Strazimiri – Anëtar
Enno Bozdo – Anëtar
Elda Hoti – Anëtar
Keltis Kruja – Anëtar
Adriana Kalaja – Anëtar
Marash Logu – Anëtar
Franc Nuri – Anëtar