Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka pranuar për herë të parë kandidaturën për Bashkinë e Tiranës.

E teksa këto ditë nëpër rrjet janë duke vluar bisedat e së shtunës pasdite ku vetë socialisti kishte shprehur ambicien për “shtëpinë” e kryeqytetasve, ka qenë vetë Braçe ai i cili përmes një video me zë dhe figurë ka pranuar interesin që ka shfaqur për Bashkinë e Tiranës.

“E kam seriozisht dhe do t’i shkoj deri në fund”, është shprehur Braçe, duke falenderuar më tej të gjithë ata qytetarë të cilët përgjatë këtyre ditëve i kanë shprehur mbështetjen e tyre në këtë rrugëtim të ri që një prej socialistëvë më të vjetër të kampit rozë do të ndërmarrë.

Postimi i Erion Braçes:

JOOO, NUK PO TALLEM!

E KAM SERIOZISHT E DO I SHKOJ DERI NE FUND

BASHKE ME JU!

Se pari e mbi te gjitha shume shume faleminderit per mesazhet, mbeshtetjen permes tyre, vleresimin po permes tyre, inkurajimin po permes tyre;

Ju jam shume shume mirenjohes!

E dyta, dua ti kerkoj ndjese secilit nder ju qe me keni shkruar e nuk i kam kthyer nje “FALEMINDERIT” pas; vecanerisht atyre qe me kane shkruar ne Messenger te Facebook, ne DM e Instagram; besoj qe atyre ne Ëhatsapp u jam pergjigjur te gjitheve.