Pas Sali Berisha-s, edhe televizioni i tij Syri TV ka vijuar sulmet ndaj ambasadorit të BE-së në vendin tonë, Silvio Gonzato.

Portali i financuar nga Berisha ka publikuar një shkrim qesharak kundër ambasadorit të BE-së.

Duket se familja Berisha ka nisur një sulm frontal ndaj ambasadorit Gonzato.

Kujtojmë që sot në konferencën për shtyp Berisha akuzoi pa asnjë fakt ambasadorin e Bashkimit Evropian si një njeri të qeverisë që punon për interesat e tyre.