Familjarët e gazetarit dhe publicistit Namir Lapardhaja, që humbi jetën tragjikisht dy ditë më parë, u janë përgjigjur kërkesave të shumta të një numri personash që kanë shprehur dëshirën për të ndihmuar familjen në këto momente të rënda. Më poshtë njoftimi mbi të nga familjarët e kolegut të ndjerë
Njoftimi
Nisur nga interesimi i madh dhe gatishmëria e lartë për të kontribuar në ndihmë të familjes së vëllait tonë, Namir Lapardhaja, më poshtë vihen ne dispozicion numrat e llogarive bankare.
Në këto momente, besojmë se është përgjegjësia jonë si njerëz dhe si besimtarë që t’i qëndrojmë pranë familjes së tij. Kjo është nje nga sadakatë më të vlefshme dhe një mbështetje e madhe për bashkëshorten dhe dy vajzat e tij të vogla në këtë sprovë të rëndë.
Namiri ishte një besimtar i devotshëm dhe njeri i drejtë. Edhe pse kishte mundësi dhe njohje, ai zgjodhi gjithmonë rrugën e ndershmërisë.
Dhimbja është e madhe dhe e rëndë, por ndihma dhe solidariteti janë forma më e bukur e mëshirës dhe e vëllazërisë.
Për këdo që dëshiron të kontribuojë, mund të përdorni këto të dhëna:
Llogaria në Gjermani (bashkëshortja):
Sherina Lapardhaja
IBAN: DE67800400000117014100
BIC: COBADEFFXXX
Banka: Commerzbank AG
Llogaria në Shqipëri (babai i Namirit):
Hiqmet Taulla Lapardhaja
IBAN (Euro): AL8420523132004216CLIDCFEURH
IBAN (Lek): Lek AL1420523132004216CLIDCLALLS
Banka: Banka Kombëtare Tregtare BKT




















