Çmimi i madh për fituesin e Ferma VIP 3 do të jetë 200 mijë euro, dhe pyetja që çdo tifoz donte të dinte ishte se çfarë do të bënin fermerët nëse do ta fitonin këtë shumë. Moderatorja Arbana Osmani iu drejtua pjesëmarrësve me humor dhe kureshtje, duke nxjerrë përgjigje interesante dhe shpesh të qeshura.

Kur Arbana pyeti: “Çfarë do të bëni nëse fitoni çmimin e madh?”, fermerët nuk ngurruan të ndanin planet e tyre personale dhe të ardhura me të pranishmit.

Akili tha me shaka: “Me ble naj shpi e për naj projekt teatror.” Ndërsa Indri u shpreh: “Me la borxhet si fillim e më pas për ndonjë projekt.”

Moza tregoi qëndrimin e saj me humor: “Po pres mos dyfishohet.” Ndërsa Romiri, duke komplimentuar një moderatoren, shtoi: “Edhe unë si shokët dua të të komplimentoj je bër shumë e bukur sonte. Për momentin do t’i ngri se kohë të vështira janë. Do t’i mbaj për ditë të keqe.”

Ola tregoi planin më praktik: “Do bleja rroba dhe do shetis boten.” Ndërsa Adion zbuloi se do të ndante çmimin me familjen: “200 mijë euro në shtëpi do i kisha çuar. 10 mijë për vëllain se do e martoj, të tjerat do i harxhoj.”

Duket se për fermerët, 200 mijë euro nuk është vetëm një çmim i madh, por një mundësi për të realizuar dëshira personale, për të mbuluar borxhe dhe për projekte të ndryshme.