Pas ‘pole positionit’, Andrea Kimi Antonelli zhvilloi një garë perfekte, duke shfrytëzuar në maksimum hyrjen e Makinës së Sigurisë dhe më pas duke u shkëputur nga rivalët me ritëm të jashtëzakonshëm dhe xhiro të shpejta të njëpasnjëshme.

Kjo është fitorja e tij e dytë në Formula 1, një sukses që e ngjit në vendin e parë të renditjes së përgjithshme, me 9 pikë avantazh ndaj George Russell, shokut të skuadrës te Mercedes. 19-vjeccari bëhet lideri më i ri në historinë e F1.

Pas tij u rendit Oscar Piastri me McLaren, që u rikthye fuqishëm dhe siguroi vendin e dytë, ndërsa podiumin e plotësoi Charles Leclerc i Ferrarit, i cili mbrojti me vendosmëri pozitën ndaj Russell në fundin e garës.

Në fund Antonelli konfirmoi talentin e tij, por edhe hyn seriozisht në garë për titullin kampion këtë sezon.