Skënder Hita, aktualisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, kandidatura që garanton drejtim, integritet dhe transformim real të Policisë së Shtetit.

Skënder Hita përfaqëson një nga figurat më të konsoliduara dhe me integritet të padiskutueshëm në radhët e Policisë së Shtetit.

Me një karrierë të gjatë e të ndërtuar mbi profesionalizëm, integritet, përkushtim dhe rezultate konkrete, ai njeh në thellësi çdo strukturë dhe çdo hallkë të këtij institucioni.

Eksperienca e tij e shtrirë në disa qarqe të vendit dhe në funksione drejtuese kryesisht në ato të luftës kundër krimit e ka bërë atë një drejtues me vizion të plotë mbi realitetin e sigurisë në Shqipëri, duke ditur të menaxhojë situata komplekse dhe të japë zgjidhje efektive.

Marrëdhëniet shumë të mira që ka ndërtuar ndër vite me agjencitë ligjzbatuese, janë një garanci për një bashkëpunim të fortë dhe të besueshëm institucional.

Ai përfaqëson një model drejtimi bashkëkohor, punë në grup, vendimmarrje e drejtë, meritokraci dhe zero tolerancë ndaj abuzimit.

Larg ndikimeve personale apo klaneve, larg luftës personale për të sajuar e përbaltur kolegët që janë kandidatë për Drejtor të Përgjithshëm Skënder Hita ka dëshmuar se di të ndërtojë një polici të drejtë, profesionale dhe të orientuar nga ligji, një marrëdhënie koherente mes kolegësh dhe të bazuar në principe morale.

Në luftën kundër krimit të organizuar, ai është provuar si një drejtues i suksesshëm, edhe në qarkun më të vështirë të vendit ku ka punuar, ka treguar vendosmëri, përkthyer në rezultate të prekshme.

Filozofia e tij për modernizimin e Policisë së Shtetit është e qartë, investim në teknologji, rritje e kapaciteteve profesionale dhe përmirësim i drejtpërdrejtë i shërbimit ndaj qytetarëve.

Kalimi me sukses i procesit të vetingut dhe reputacioni i jashtëzakonshëm që gëzon mbi 90% mbështetje në radhët e Policisë, e pozicionojnë si kandidaturën më të spikatur dhe më të besueshme për drejtimin e institucionit.

Po ashtu, ai gëzon besim të lartë edhe në publik, një element kyç për një polici që synon të jetë pranë qytetarëve.

Skënder Hita është një drejtues me mendësi të hapur dhe vizion të qartë për të ardhmen.

Kandidatura e tij nuk është thjesht një alternativë, por një zgjidhje konkrete për të ulur tensionet brenda Policisë, për të ndalur çdo formë abuzimi me ligjin dhe detyrën, si dhe për të rikthyer besimin e munguar në bashkëpunimin ndërinstitucional, veçanërisht me strukturat e specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ai përfaqëson drejtimin që i duhet sot Policisë së Shtetit, të fortë në ligj, të drejtë në vendimmarrje dhe të besueshëm për qytetarët.