Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e ish-kreut të ARRSH, Ervis Berberi për ndryshimin e masës se sigurisë duke lënë në fuqi arrestin me burg.
Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim pretendimet për paligjshmëri të marrjes se provave nga telefoni, pasi sipas Kushtetueses nuk janë pjesë e objektit të kërkesës. Vendimi kundër kërkesës për Berberin ishte unanim.
Ish-kreu i ARRSH është në paraburgim që prej datës 16 mars të 2024. Bashkë me të, u arrestuan edhe Valter Begaj dhe Ervis Lami. Ky i fundit u lirua nga gjykata e shkallës së parë, por Apeli i Posaçëm e riktheu sërish në qeli, pas ankimimit të vendimit nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).




















