Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ishte i ftuar në DritareTV, ku rrëfeu përvojën e tij nga emërimi deri te shkarkimi nga detyra.
Ai tregoi se emërimi ishte një vendim i menjëhershëm, pasi nuk kishte konkurse në kohën kur ishte, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
“M’u tha se do të isha unë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, nuk kishte konkurrse atëherë. Nuk është punë dëshire; policia vepron me urdhra dhe është e vështirë të refuzosh një detyrë të tillë, sepse tregon dobësi. E pranova patjetër”, u shpreh Gledis Nano.
Ish-Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit foli për periudhën kur ishte në detyrë. Nano tegon se detyra e Drejtorit është një detyrim ndaj publikut dhe institucioneve partnere
Nano: U gëzova dhe fillova të përjetoj ngarkesën: si do shkojë puna dhe si do të arrihet rezultati. Është një detyrim ndaj publikut dhe institucioneve partnere.
Ai foli dhe për shkarkimin, të cilin e konsideronte të padrejtë. Sipas tij ai ishte i qetë me ligjin, me Zotin dhe me të gjithë kolegët.
“Kam qëndruar 10 muaj e 25 ditë në detyrë si drejtor. Në dijeninë dhe ndërgjegjen time, jam i qetë dhe i pastër në raport me ligjin, me Zotin dhe me të gjithë kolegët. Ky ishte një proces që do ta zhvilloja patjetër, sepse duke e konsideruar veten të qetë dhe të pastër, nuk mund ta pranoja padrejtësinë. Vendimi e shfuqizoi shkarkimin, që do të thotë se tani mund të kthehem, por ky është në diskrecion të Këshillit të Ministrave”, tha Nano.
Kujtojmë se ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano fitoi betejën ligjore me qeverinë shqiptare për shkarkimin nga detyra.
Nano ka një karrierë mbi 20-vjeçare në polici dhe 5 vitet e fundit para se të emërohej kryepolic ishte drejtor i drejtorisë së Antiterrorit në Policinë e Shtetit.
Ai është diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së, në Quantico Virginia, krahas shumë trajnimeve të tjera me agjencitë aleate të sigurisë, dhe në punën e tij ka bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.




















