Lazio dhe Atalanta i kanë lënë llogaritë e hapura për biletën drejt finales së Kupës së Italisë. Në sfidën e parë gjysmëfinale mes tyre të luajtur të mërkurën në ‘Olimpioco’, tabela në fund regjistroi shifrat 2-2.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, paçka se miqtë shënuan me Krstovic në minutën e tetë, por VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Spektakli ishte lënë për në fraksionin e dytë ku u shënuan katër gola. Ishte Lazio që gjeti golin e epërsisë në minutën e 47-të me Dele-Bashiru, para se Pasalic të barazonte vetëm katër minuta më vonë.

Fundi i ndeshjes ishte dramatik pasi solli dy gola të tjerë. Dia kaloi sërish Lazion në epërsi në të 87 minutë, por Musah barazoi dy minuta më vonë për rezultatin final 2-2. Te Atalanta në stol gjatë gjithë ndeshjes qëndroi Berat Gjimshiti.

Më 22 prill në Bergamo do luhet ndeshja e kthimit mes tyre, teksa një nga skuadrat do kalojë në finalen e Kupës së Italisë, ku do përballet me fituesin e çiftit Inter – Como.