Nga Eduard Zaloshnja/
Eurostat raporton se gratë në Shqipëri jetojnë mesatarisht 82.5 vjet, ose rreth 4 vjet më shumë se sa burrat. Jetëgjatësia më e lartë e popullsisë është në jugugun e vendit, ndërsa më e ulëta në veri.
Nga një sondazh rigoroz që drejtova kohët e fundit në terren, rezultoi se ishin të punësuara vetëm 69% e femrave 18-64 vjeç (mosha më aktive e punës). Te meshkujt ky tregues ishte 84%.
Në kërkim të një vendi pune ishin 6.4% e femrave dhe 5.5% e meshkujve 18-64 vjeç.
Sidoqoftë, femrat dominojnë në punësim ndaj meshkujve në sektorin shëndetësor/arsimor dhe në administratën shtetërore, me një raport të përgjithshëm 2 me 1 ndaj meshkujve. Në çdo sektor tjetër dominojnë meshkujt.




















