Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka një marrëdhënie të veçantë me lojtarët e tij, sidomos me të rinjtë, dhe mesfushori Gavi duket se është më i përkëdheluri. Pas 204 ditësh jashtë fushës për shkak të një operacioni artroskopik për meniskun, 21-vjeçari u rikthye në ndeshjen kundër Sevilla FC (5-2), duke marrë një përqafim emocionues nga trajneri dhe duartrokitje nga stadiumi.

Gavi e përshkroi Flick si një figurë “si baba”, ndërsa trajneri synon ta rrisë gradualisht rolin e tij në pjesën e fundit të sezonit, duke e integruar me kujdes në mesfushën e Barcelonës, ku mungojnë disa lojtarë kryesorë. Me Pedri si titullar i garantuar dhe De Jong jashtë përkohësisht, Flick po menaxhon minutat e Gavit për t’i rikthyer formën fizike dhe për të ruajtur popullaritetin e tij me tifozët dhe ekipin.