Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme hyn në javën e katërt, administrata e Donald Trump ka ndërmarrë një hap të papritur duke lehtësuar përkohësisht sanksionet ndaj Iranit, në përpjekje për të stabilizuar tregjet globale të energjisë.
Situata në terren mbetet e tensionuar. Trump deklaroi se SHBA po shqyrton “pakësimin” e angazhimit ushtarak në rajon, por burime iraniane thonë se nuk ka asnjë ulje të aktivitetit. Ndërkohë, mijëra trupa amerikane janë në lëvizje drejt Lindjes së Mesme.
Ndërkohë, Irani ka paralajmëruar se çdo veprim ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër ishullit Kharg mund të çojë në një përshkallëzim të madh të situatës në rajon.
Po ashtu, Irani pretendon se ka “bombarduar” baza ajrore në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat, të cilat sipas tij përdoren nga SHBA dhe Izraeli.
Nga ana tjetër ka shkuar në 22 numri i vendeve që i bashkohen deklaratës së përbashkët, të nënshkruar ditët e fundit, fillimisht nga 6 shtete, për të garantuar kalimin e sigurt në Ngushticën e Hormuzit.




















